Ballina Bota Arabi Saudite: I nxjerrin 250 gozhdë nga … barku!

Arabi Saudite: I nxjerrin 250 gozhdë nga … barku!

Pacienti i sëmurë mendor vuante nga dhimbje të forta dhe fryrje të barkut

Një ekip mjekësor saudit në një spital në Xhedah nxorri 250 gozhdë dhe copa qelqi nga stomaku i një të sëmuri mendor, raportuan mediat lokale, transmeton Tetova News.

I riu mbërriti në spital në një gjendje të rrezikshme për jetën, duke vuajtur nga dhimbje të forta dhe fryrje të barkut.
Një skanim zbuloi një sasi të madhe të objekteve të huaja në stomakun e pacientit. Ai u dërgua menjëherë në operacion ku u hoqën gozhdët dhe copat e qelqit.

Pacienti tani është në një gjendje të qëndrueshme, por po merr trajtim psikiatrik./Tetova News