Ballina Aktualitet Shqipëri Bilanc i zi në Shqipëri, 19 viktima dhe 744 raste të reja...

Bilanc i zi në Shqipëri, 19 viktima dhe 744 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19. Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë me përpikmëri rregullat, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjenën. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin deryrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona.

Ju informojmë për situatën e covid19 në 24 orët e fundit në vend.
Janë kryer 2.505 testime, prej të cilave 410 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 744 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

307 raste në Tiranë, 85 në Fier, 44 në Lushnje, 39 në Kavajë, 34 në Elbasan, 33 në Shkodër, 32 në Durrës, 29 në Vlorë, nga 24 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Përmet, 14 në Lezhë, 11 në Berat, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Kuçovë, Skrapar, nga 6 raste në Mat, Tepelenë, nga 5 raste në Mallakastër, Pogradec, 4 në Kolonjë, 1 në Devoll.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.666 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews