Ballina Bota Bilanci në Slloveni/ 45 viktima dhe 1.388 raste të reja me COVID-19,...

Bilanci në Slloveni/ 45 viktima dhe 1.388 raste të reja me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit

Në Slloveni, rekord prej 45 personave të vde*kur nga virusi korona gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë konfirmuar 1.388 raste të reja, është publikuar në profilin e Qeverisë në Tuiter.

Nga mesatarja e fundit, ishin testuar 5.326 persona.

Gjatë ditës së kaluar 11 persona ishin hospitalizuar, prandaj tani në spitalet e Sllovenisë ka 1.275 pacientë.

Në kujdes intensiv ka 208 persona, transmeton agjencia CTA.

Që nga fillimi i epidemisë në Slloveni janë infektuar 56.932 persona, prej të cilëve 876 kanë ndërruar jetë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews