Ballina Sport CHAMPIONS LEAGUE: Kualifilohen Chelsea dhe Sevillia

CHAMPIONS LEAGUE: Kualifilohen Chelsea dhe Sevillia

Chelsea dhe Sevilla janë dy ekipet e para që kanë siguruar kualifikimin në 16 ekipet më të mira të Champions League. Ekipi i Frank Lampard fitoi 1-2 në fushën e Rennes dhe kryeson grupin E me 10 pikë pas javës së katërt, po aq sa numërojnë edhe andaluzianët.

Callum Hudson-Odoi kaloi anglezët në avantazh në mesin e pjesës së parë. Sulmuesi i talentuar u shërbye shumë mirë nga Mason Mount dhe nuk gaboi përballë portierit vendas. Rennes gjeti golin e barazimit në minutën e 85-të.

Sehrou Guirassy realizoi me kokë pas një goditje këndore, por goli i tij nuk evitoi humbjen e ekipit anglez. Chelsea u hodh në sulm në kërkim të fitores dhe e gjeti atë falë golit të Oliver Giroud në minutat shtesë të sfidës.

I njëjti rezultat edhe në Rusi. Sevilla mposhti 1-2 Krasnodarin vendas. Ivan Rakitic zhbllokoi takimin në minutën e katërt. Mesfushori kroat realizoi një eurogol, teksa braziliani Wanderson riktheu baraspeshën në minutat e para të fraksionit të dytë.

Ndeshja po shkonte drejt barazimit, por Munir El Haddadi ia doli të dërgonte topin në rrjetë në minutën e pestë shtesë, duke i dhuruar tre pikët ekipit të Lopetegui.

@tn.lajmelokale
@tetovanews