Greqia vazhdon të mbetet në epiqendër të valës së dytë të pandemisë dhe përsëri në 24 orët e fundit ka regjistruar 3227 raste duke e çuar ne total numrin e përgjithshëm të të prekurve ne 85261.
Ende zona më e nxehtë e vendit është Selaniku me 774 te infektuar , i ndjekur nga Athina me 646. Por ndërkohë për herë të parë janë 7 qytete të vogla, shumica ne Greqine e Veriut, që regjistrojnë numër të trefishtë rastesh si Serres (156), Larisa (155), Pella (149), Drama (112), Imathia (109), Magnisia (107) dhe Pieria (103).
Gjithashtu mbetet ende i lartë bilanci i vitkimave gjatë ditës së fundit që janë 59, dhe prej fillimit të pandemisë numri i tyre ka shkuar në 1347. Edhe numri i të intubuarve ka prekur përsëri limitet më të larta duke shkuar në 499.
Beteja më e ashpër me koronavirusin po zhvillohet padyshim në Selanik. Nga 3,500 pacientë që trajtohen në spitalet e vendit me Covid-19, 1500 janë vetëm në spitalet e qytetit të dytë të Greqisë, ku vetëm 24 orët e fundit u kryen 260 shtrime të reja. Edhe në zonën e Maqedonisë në Greqinë Veriore, nga 1204 shtretër Covid-19, 895 janë të zëna me pacientë.
Në ndihmë të mjekëve dhe personelit spitalor, kanë mbërritur infermiere nga zona të ndryshme të vendit si Kreta, Janina, Korfuzi dhe Argosi. Kryeministri Mitsotakis në një informim që i ka bërë për gjendjen në vend presidentes greke Sakelaropoulou, ka theksuar se sivjet Krishtlindjet nuk do të jenë njësoj, do të ketë përkufizim shumë te mëdha të lëvizjeve për festa dhe shpreson se vaksinimet e para në vend do të fillojnë në fillim të janarit të 2021.