Ballina Aktualitet Shqipëri Covid-19 i merr jetën sportistit të njohur (Foto)

Covid-19 i merr jetën sportistit të njohur (Foto)

Një tjetër figurë e njohur sportive në Durrës ka humbur jetën për shkak të Covid-19. Sazan Kokomani u nda nga jeta sot në moshën 50-vjeçare, teksa ndodhej prej ditësh në Turqi duke u kuruar prej virusit vdekjeprurës.

Sazani ndodhej i intubuar dhe gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar, derisa rreth mesnatës erdhi lajmi i hidhur, duke lënë të pikëlluar familjarët dhe të gjithë ata që e njihnin nga afër.

Gazetari Bujar Qesja ka ndarë disa rreshta prekëse në faqen e tij në Facebook, për lajmin e dhimbshëm të humbjes së sportistit durrsak:

Si ka mundësi? Si ka mundësi?

Të largohet nga jeta një div si Sazan Kokomani

Lajm tjetër i dhimbshëm. Sazan Kokomani, një mik dhe shok i yni, një sportist i fortë, me një fizik që po ta kërkoje zor se do ta gjej gjëkundi, humbet jetën. Dhe del përsëri në skenë ky Covid 19 i tmerrshëm, që po bën kërdinë mbi njerëzit tanë.

Me 10 tetor 2020, Zani ynë festoi 50 vjetorin e lindjes. Gëzoi pa fund gjysmë shekulli jetë, duke i uruar tja kaloj po kështu edhe me gjysmën tjetër. Por pa ditur se si, preket nga koronavirusi sëmundja që po i kall datën miletit.

Për një shërbim më të specializuar, niset me urgjencë në drejtim të Stambollit dhe fillon kurimin në një prej klinikave të specializuara turke. Por ja që mbrëmë në mesnatë, vjen lajmi i kobshëm që Sazan Kokomani, ndali frymëmarrjen e fundit. Pikëllimi për humbjen e tij ëshë tejet i madh.

Sazan Kokomani mbaroi studimet në Universitetin e Sporteve dhe punoi si mësues i edukimit fizik në disa shkolla të Durrësit. Para katër viteve emërohet si inspektor pranë klubit shumësportesh “Teuta” në Durrës. Miku i tij i ngushtë Adrian Dedja, qante me të madhe.

-Nuk mund të besohet, jo, jo nuk mund të besohet, që një div i vërtetë siç ishte Sazan Kokomani, të na e marrë virusi i mallkuar. Ishte shumë, shumë i fortë. Kemi bërë ecje kodrave të Vilës me të për muaj me rradhë. Dhe ai ishte një kolos i vërtetë. Skishte burrë nane tia thyente dorën. Ishte modeli i një fiziku të pakonkuruar.

Ngushëllime të pafund për motrën e tij Arditën, për vëllain Arbenin, kampionin e peshëngritjes, gruan e tij dhe tre fëmijët që tashmë mbeten pa baba. Dhimbja është e madhe, shumë e madhe!

Do të kujtojmë pa fund, djalin e mikut tonë të hershëm Ruzhdi Kokomanit dhe shokun tonë të shkëlqyer Sazan Kokomani.

Lamtumirë i miri ynë Sazan Kokomani!

Dheu i lehtë mbi trupin tënd!

Bujar Qesja

Durrës: 25 nëntor 2020

@tn.lajmelokale
@tetovanews