Ballina Bota Covid-19 në SHBA, një person humb jetën çdo 40 sekonda

Covid-19 në SHBA, një person humb jetën çdo 40 sekonda

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 2,157 humbje jete të reja, të lidhura me koronavirusin, një person humb jetën çdo 40 sekonda në vend.

Kjo është hera e parë që nga maji që vde*kjet nga Covid-19 rriten mbi 2,000 brenda një harku kohor prej 24 orësh. Dita me më shumë vd*ekje ka qenë gjashtë muaj më parë, më 14 prill kur u regjistruan 2,806 raste fat*ale si pasojë e virusit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Po ashtu, brenda 24 orëve, vendi regjistroi 170,000 raste të reja me koronavirus ndërsa numri i të shtruarve në spitale shkoi në 87,000.

Ekspertët thonë se numri i rasteve në SHBA mund të rriten ndërsa amerikanët bëhen gati që të festojnë Ditën e Falenderimeve. s.b/abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews