Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, i bën apel qytetarëve të respektojnë masat anticovid.
Mjekët paralajmërojnë se kapacitetit janë të tejmbushura dhe personeli mjekësor ndodhet çdo ditë përballë rrezikut të infektimit me COVID-19.
“Kapacitetet e spitaleve janë të mbushura, ndërsa dinamika e shërimit dhe pranimit të pacientëve të rinj është e madhe. I gjithë personeli mjekësor është i lodhur, por ata nuk heqin dorë nga pacientët tanë”, deklaroi Ministria e Shëndetësisë.
Mjekët gjithashtu kanë publikuar edhe një video ku i bëjnë i bëjnë apel qytetarë që të tregohen më bashkëpunues dhe të ndihmojnë stafin mjekësor në luftën kundër koronavirusit.
“Jemi të angazhuar gjatë ditës kohës dhe japin më të mirën. Edhe ne kemi familje, kemi fëmijë, kemi prindër të moshuar. Edhe ne nuk duam ta bartim sëmundjen në shtëpi, as të sëmuremi. Mundohemi që asnjë pacient të mos mbesë pa mbrojtjen e nevojshme shëndetësore. Kjo do të zgjasë dhe vetëm të bashkuar mund të japin kontribut, në mënyrë që t’ju ndihmojmë pacientëve tanë. Ju lusim t’ju përmbaheni rekomandimeve, mbani maskë dhe largësi trupore. Vetëm kështu jemi fitues në këtë luftë”, theksojnë mjekët.