Ballina Bota Europa nis lehtësimin e masave, në dhjetor hapje në Gjermani, Angli e...

Europa nis lehtësimin e masave, në dhjetor hapje në Gjermani, Angli e Itali

Italia, Gjermania dhe Franca kanë paralajmëruar lehtësimin e masave kufizuese gjatë muajit dhjetor. Kryeministri Italian, Xhuzepe Konte shprehet optimist për hapjen e shkollave si dhe zgjerimin e aktivitetit për bizneset.

GIUSEPPE CONTE KRYEMINISTER I ITALISE

“Ne jemi duke punuar për të lëvizur midis rajoneve në Krishtlindje, dhe nëse vazhdojmë kështu nuk do të kemi më zona të kuqe në fund të muajit . Sidoqoftë, do të jenë të nevojshme masa të afatizuara. Përndryshe, ne rrezikojmë të përsërisim 15 Gushtin dhe nuk mund ta përballojmë atë. Me kancelaren Merkel dhe presidentin Macron po punojmë për një protokoll të përbashkët europian.”

Ndërkohë, krerët e shteteve federale në Gjermani kanë rënë dakord për një strategji të re ndaj Covid-19 që synon lehtësimin masave për fundvitin dhe muajin janar. Pasi u kundërshtua me protesta në përpjekjen e saj për të intensifikuar disa aspekte të bllokimit të Gjermanisë, Merkel u vuri barrën udhëheqësve rajonalë që të krijojnë një koncept mbi të cilin të gjithë mund të bien dakord.

Të hënën, Franca raportoi numrin më të ulët ditor të infeksioneve COVID-19 që nga 28 shtatori ndërsa bizneset tashmë presin fjalimin e presidentit Emmanuel Macron. Në mbrëmje, kreu i shtetit pritet të njoftojë një zbutje të rregullave kufizuese.