Ballina Aktualitet Shqipëri Gazetarja e pyet për shëndetin, Rama: Më dhemb shumë mesi! Normalisht që...

Gazetarja e pyet për shëndetin, Rama: Më dhemb shumë mesi! Normalisht që kam frikë nga Covid

Kryeministri Rama më herët në emisionin “Open” tha se fatmirësisht është mirë, pavarësisht dhimbjes së vashzueshme me mesin.

Si çdo njeri dhe kryeministri e pranoi se frika e infektimit ekziston, por ai vetë ruhet çdo ditë.

E pyetur nga gazetarja Eni Vasili se a do ishte në duar të sigurta në spitalet publike apo so ikte jashtë-shtetit në rast infektimi, Rama tha se spitalet tona nuk kanë asgjë mangut nga spitalet në Europë.

Vasili: Si je? Pasi kjo pyetje është pyetja kryesore që bëhet sot?

Rama: Përveç problemit tim që shkon e vjen me mesin, çdo gjë është në rregull. Ju falenderoj që treguat realitetin në spitale, sepse ka nga ata që shpifin dhe tregojnë një realitet tjetër nga ai që është në të vërtetë.

Vasili: Keni frikë se mund të prekeni me Covid-19?

Rama: Gjëja e parë që mendoj është të mos dëmtoj njerëzit afër meje, familjen apo ata me të cilët punoj. Tani frikë ka çdo njeri, por duhet të mbrohemi me maskë me distancë me higjienë personale.

Vasili: Do ishin në duar të sigurta te mjekët e Shefqet Ndroqit apo të një spitali tjetër publik në Shqipëri, apo diku tjetër jashtë?

Rama: Shiko, në spitalet tona Covid nuk mungon asgjë që e kanë spitalet në Europë. Ilaçet apo aparaturat. Mjekët janë absolutisht në nivelin e duhur. Silva Bino la veten në dorë të këtyre mjekëve. Në fakt kjo sëmundje nuk është 100% në dorën e mjekëve. Por sigurisht kur vetë mjekët kurohen këtu…

@tn.lajmelokale
@tetovanews