Ballina Bota Gjermania me masa kufizuese deri në fund të vitit

Gjermania me masa kufizuese deri në fund të vitit

Gjermania do t’i zgjasë masat aktuale kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit edhe në dhjetor, kanë thënë top-politikanët, shkruan agjencia Reuters.

Gjermania ka aplikuar një mbyllje më të lehtë nga 2 nëntori që ka thënë se do të jetë për një muaj, për të ulur numrin e të infektuarve.

“Çdo gjë po won te faktet se kufizimet aktuale duhet të zgjaten përtej 30 nëntorit”, ka thënë ministri i Financave, Olaf Scholz, për “Bild am Sonntag”.

Baret e restorantet janë mbyllur, po shkollat dhe shitoret mbesin të hapura. Tubimet private janë të lejuara, por me një kufizim prej maksimum dhjetë personave dhe dy familjeve.

Kreu i CSU-së në Bavari, Markus Soeder, ka thënë se në rrethana ideale maat do të zgjerohen për tri javë, pra deri më 20 dhjetor.

“Vala është thyer, por për fat të keq numri i infeksioneve nuk po ulet. Kujdesi intensiv vazhdon të jetë i ngarkuar dhe numri i të vdekurve po rritet. Për këtë arsye nuk mund të hiqen masat”, ka thënë Soeder.

Ai ka thënë se kinematë, baret e hotelet duhet të mbesin të mbyllura, duke shtuar se duhet të kenë ndalim edhe për mjete piroteknike e alkool në natën e Vitit të Ri në sheshe të mëdha.

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet me liderët e landeve gjermane më 25 nëntor për të diskutuar nëse duhet të zgjaten kufizimet përtej 30 nëntorit.

Scholz ka thënë se do të vazhdohet me pako ndihme për sipërmarrjet e prekura nëse vazhdohet me kufizime, por ka thënë se vazhdimi i kompensimit të 75 për qind të të hyrave të humbura, do të jetë sfidë sipas ligjeve të konkurrencës evropiane.

@tn.lajmelokale
@tetovanews