Ballina Bota Ish-shefi i kabinetit të Trump: Nëse humbet, do kandidojë sërish në 2024

Ish-shefi i kabinetit të Trump: Nëse humbet, do kandidojë sërish në 2024

I dërguari special i presidentit amerikan për Irlandën e Veriut, Mick Mulvaney u shpreh se Donald Trump do të kandidojë përsëri për presidencën e SHBA nëse ai humbet në këto zgjedhje ndaj Joe Biden.

Ish-kongresmeni e përshkroi Trump si një 74-vjeçar me shumë energji të cilin ai pret që të angazhohet më tej në 2024 ose 2028 nëse do të humbte.

“Unë absolutisht do të prisja që presidenti të qëndronte i përfshirë në politikë dhe absolutisht do ta vendosja atë në listën e ngushtë të njerëzve që ka të ngjarë të kandidojnë në 2024“, tha Mulvaney që ka qenë shef i kabinetit të Trump përpara se të merrte detyrën e re.

@tn.lajmelokale
@tetovanews