Ballina Aktualitet Ja sa kushton shërimi nga Kovid-19 në spitalet private në Maqedoni, arrihet...

Ja sa kushton shërimi nga Kovid-19 në spitalet private në Maqedoni, arrihet marrëveshje e re?

Fondi Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë dhe Spitalet private kanë arritur marrëveshje, sipas së cilës qeveria obligohet që Spitaleve private t’ju paguaj nga 6 mijë denarë në dit për kurim të pacientëve me virusin korona.

Kjo është marrëveshja që kanë arritur Fondi Shëndetësor me pronaret e dy spitaleve private ne vend.

Objekti i vjetër i spitalit “Mala Bogorodica” do të jetë gati që nga e hëna të pranoj deri në 100 pacientë në 50 dhomat spitalore. Drejtuesit e Spitalit “Axhibadem Sistina” theksuan për Alsat-M se Fondi do tu paguaj nga 6 mijë denarë në ditë për një mjekim bazik anti-kovid.

Kurse, tarifa private e këtij spitali tek godina e re do tu kushtonte nga 500 euro në ditë për trajtimin e njëjtë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews