Ballina Bota Joe Biden, presidenti më i votuar në historinë e SHBA-së

Joe Biden, presidenti më i votuar në historinë e SHBA-së

Joe Biden me 80 milion votat e mbledhura është presidenti më i votuar në historinë amerikane, por gjithsesi Trump renditet i dyti me 74 milion të tilla, ndërsa Barack Obama i treti.

Ekipi presidencial amerikan i përbërë nga Joe Biden dhe Kamala Harris ka kaluar pragun e 80 milion votave: një rekord për një president të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump me afërisht 74 milion vota, mbetet gjithsesi i dyti më i votuar ndonjëherë në historinë amerikane, ndërsa  Barack Obama, i cili në zgjedhjet për mandatin e parë presidencial në vitin 2008 fitoi rreth 69.5 milion vota

Donald Tuamp u bëri apel mbështetësve të tij që të përmbysin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, duke folur sërish për manipulime në procesin e votimit. Reagimi i Joe Biden ka qenë i menjëhershëm. Ai tha se zgjedhjet në Amerikë janë të lira dhe rezultati duhet respektuar. Në një mesazh për kombin, Biden shpjegoi se demokracia amerikane ishte vënë në provë këtë vit dhe ajo që kishin mësuar është se populli amerikan është në lartësinë e duhur.

Por në një telefonatë me senatorët republikanë në Pensilvani, Trump këmbëngul për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews