Vendet e G20 janë të vendosura të vazhdojnë të bëjnë gjithçka që është e mundur për të përmbajtur pandeminë COVID-19, duke paralajmëruar se rimëkëmbja ekonomike globale mbetet “e pabarabartë dhe shumë e pasigurt”
Vënia nën kontroll e pandemisë është çelësi për të mbështetur një rimëkëmbje ekonomike globale, thanë udhëheqësit e G20 në draftin e paraqitur për situatën aktuale.Një tjetër deklaratë e përbashkët do të lëshohet nga udhëheqësit e Shteteve te Bashkuara, Kina dhe vendet e tjera të Grupit të 20 gjatë kësaj jave, në një videokonferencë që ato do të kenë.
Në draft, udhëheqësit vunë në dukje se kriza e koronavirusit kishte goditur më së shumti personat më të prekshëm në shoqëri dhe thanë se disa vende mund të kenë nevojë për lehtësimin e borxhit përtej një moratoriumi të përkohshëm mbi pagesat zyrtare të borxhit që pritet të përfundojë në qershor 2021.
“Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet e disponueshme të politikave për sa kohë që kërkohet për të mbrojtur jetën e njerëzve, vendet e punës dhe të ardhurat, për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike globale dhe për të rritur qëndrueshmërinë e sistemit financiar, shkruhej në draft.
Ndërkaq Presidenti i Bankës Botërore, u tha zyrtarëve të financave të G20 të Premten se disa vende mund të kenë nevojë për ndryshime legjislative për të nxitur përfshirjen e kreditorëve të sektorit privat.
Drafti gjithashtu shprehu mbështetjen për një nxitje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për të eksploruar mjete shtesë për të adresuar nevojat e vendeve ndërsa në kushte krize dhe për të adresuar “sfidat e veçanta me të cilat përballen shtetet e vogla në zhvillim”.