Ballina Sport Kosova shënon fitore kundër Moldavisë, vazhdon në Ligën C të Kombeve (VIDEO)

Kosova shënon fitore kundër Moldavisë, vazhdon në Ligën C të Kombeve (VIDEO)

Kosova ka fituar me rezultat të ngushtë 1-0 kundër Moldavisë, duke ju kthyer fitoreve pas 10 ndeshjeve. Në Fadil Vokrri, Kosova fitoi me një gol të Lirim Kastratit në minutën e 31-të. Me këtë fitore ka përfunduar edicioni i sivjetmë i Ligës së Kombeve ku Kosova ka përfunduar në vendin e tretë me pesë pikë

Kosova ka fituar ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë duke marrë kështu pesë pikë nga gjashtë ndeshje dhe duke përfunduar në vendin e tretë në Grupin 3 të Ligës së Kombeve.

Goli për Kosovën u shënuan në minutën e 31-të dhe erdhi pas një ndërhyrje në Hadërgjonajn. Nga fauli topi u devijua nga skuadra moldave por aty ishte Kastrati që pasi kontrollon topin bën një goditje të fuqishme me këmbën e djathtë duke shënuar golin e parë për Kombëtaren A të Kosovës.

Me këtë fitore Kosova vazhdon të jetë në Ligën C të Kombeve edhe edicionin e vitit 2022.

@tn.lajmelokale
@tetovanews