Ballina Aktualitet KOVID-19, VAZHDON TRENDI I TË INFEKTUARVE NGA NJË MIJË NË DITË

KOVID-19, VAZHDON TRENDI I TË INFEKTUARVE NGA NJË MIJË NË DITË

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në vend po rritet me shpejtësi të madhe. Për çdo ditë tashmë regjistrohen nga më shumë se 1000 raste të reja.Vetëm dje në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 1 295 raste të reja nga koronavirusi, në ndërkohë numri i viktimave ishte 26. Një numër i madh i pacientëve kanë gjendje më të rëndë klinike dhe kanë nevojë për trajtim spitalor. Autoritetet thonë janë duke punuar në rritjen e kapacitetit spitalor që do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmë për ata që kanë nevojë. Për më tepër, edhe Ushtria siguroi ambulancat e veta për nevojat e sistemit të kujdesit shëndetësor për transportimin e pacientëve të infektuar me KOVID-19.

Nëse do të ketë masa shtrënguese shtesë do të vendoset nga Komisioni për Sëmundjet Infektive në mbledhjen që do të mbaje të hënën në mënyrë që të përcaktojë nëse masat e deritanishme kanë dhënë rezultat. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se për momentin ata janë përqendruar në ambientet e spitalit, si një çështje kritike. Po ponohet në sigurimin e shtretërve dhe personelit të mjaftueshëm spitalor për të trajtuar pacientët.

Numri më i madh i të infektuarve është në kryeqytet . Në Shkup deri më tani janë regjistruar 19 189 raste me koronavirus, prej të cilëve 7 756 janë raste aktive. Pas Shkupit vjen Tetova me 3 000 të infektuar gjithsej, ndërsa raste aktive ka 1 014, ndërsa e treta në listë është Kumanova me 2 883 raste gjithsej prej të cilave 763 janë aktive. Ndërkaq nga komunat e Shkupit kryeson Aerodromi me 1 205 raste aktive i ndjekur nga gazi Baba dhe Karposhi me nga 1 066 dhe 1 032 raste aktive.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri të infektarve ka arritur në 43 835, prej të cilëve 1 238 kanë ndëruar jetë, 25 872 janë shëruar, ndërsa raste aktive janë 16 815. /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews