Ballina Bota Melania i kërkon presidentit Trump të pranojë humbjen

Melania i kërkon presidentit Trump të pranojë humbjen

Melania Trump i kërkon Donald Trump të pranojë humbjen në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Sipas medias amerikane, Zonja e Parë u është bashkuar të gjithë atyre që i kërkojnë presidentit në ikje të njohë rezultatin e zgjedhjeve, ndërkohë që ky i fundit ka paralajmëruar nisjen e betejës ligjore.

Megjithëse ajo nuk ka komentuar publikisht për zgjedhjet, privatisht Melania Trump ka peshuar mendimin e saj.

“Ajo i tha atij mendimin e saj, siç bën gjithmonë”, tha për CNN një burim pranë çiftit presidencial.

Më herët rrjeti amerikan i lajmeve raportoi se, Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari më i besuar i Trump, i kishte kërkuar presidentit të pranojë humbjen.

@tn.lajmelokale
@tetovanews