Ballina Shëndeti Koronavirusi Mjeku amerikan publikon videon tronditëse: Ja gjëja e fundit që një person...

Mjeku amerikan publikon videon tronditëse: Ja gjëja e fundit që një person me COVID sheh para se të ndërrojë jetë

Pasi njoftoi një familje, se i dashuri i tyre kishte ndërruar jetë si pasojë e COVID, mjeku Ken Remy në SHBA, u ndje i detyruar të dërgojë një mesazh për të theksuar se sa kritike është mbajtja e maskës, distancimi social dhe larja e duarve, për të zvogëluar transmetimin e virusit.

Ai bëri një video, duke stimuluar një pacient me COVID që intubohet, që mund të jetë momenti i fundit që ata janë zgjuar dhe të vetëdijshëm.

“Shpresoj që momentet e fundit të jetës tënde të mos duken kështu”, thotë Remy në video, ndërsa mban lart një laringoskop dhe një tub frymëmarrje të përdorur gjatë intubimit të pacientëve.

“Sepse kjo është ajo që do të shihni në fund të jetës suaj, nëse nuk filloni të mbani maska në publik”, përfundon ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews