Një fosh*nje rreth 16- muajshe ka humbur jetën, pas disa problemeve shëndetësore dhe infektimit me COVID-19. Fëmija ndërroi jetë në Spitalin e Pediatrisë në QSUT-të ku po merrte trajtim mjekësor.
Referuar burimeve, mësohet se ishte e sektit femër dhe se ishte nga qyteti i Durrësit.
Fosh*nja është shtruar pak ditë më parë në reanimacion ndërsa mësohet se kishte lindur me probleme shëndetësore dhe ka pësuar komplikacione.
Sipas po të njëjtave burime, thuhet se fëmija ka pësuar një hemorragji dhe prej ditësh ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Një ditë më parë u raportua se, në Pediatrinë e QSUT-së ndodhen 10 të mitur të shtruar, pasi janë prekur nga koronavirusi.
Ky është rasti i parë, kur një fëmijë humb jetën nga COVID-19, nga fillimi i epidemisë në vendin tonë.
Deri tani në Shqipëri kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testimeve 30,623, ndërkohë që kanë humbur jetën 657 persona, ndërsa shifrat prej javësh rriten.