Ballina Aktualitet Lajme Ndodh në Kosovë, paradite i ndërron jetë gruaja nga COVID-19, pasdite shkon...

Ndodh në Kosovë, paradite i ndërron jetë gruaja nga COVID-19, pasdite shkon të … votojë

Në Podujevë sot janë mbajtur zgjedhjet për kryetar të komunës. Një qytetar nga Podujeva, Sylejman Bllaca u shpreh se edhe pse i vdiq bashkëshortja në mëngjesin e sotëm nga koronavirusi, ai shkoi që ta shfrytëzojë të drejtën e tij për të votuar për kryetar të Komunës.

“Mua më ka vdekur gruaja sot në mëngjes, si pasojë e infektimit me koronavirus. Përkundër kësaj, unë kam dalur që të votojë dhe ta shfrytëzojë të drejtën time qytetare. I lus të gjithë qytetarët tjerë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

Ani pse unë kam dhimbje për humbjen e gruas, një fjalë e popullit thotë: i gjalli me të gjallin dhe i vdekuri me të vdekurin”, u shpreh qytetari për TV Dukagjinin./ db/Abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews