Ballina Bota Pacienti i fundit del nga spitali, ky është shteti që po mposht...

Pacienti i fundit del nga spitali, ky është shteti që po mposht koronavirusin, s’ka asnjë të infektuar

Teksa bota po përballet me valën e dytë më shpërthyese të koronavirusit, ky shtet në Australi duket se ka fituar bet*ejën me virusin e rrez*ikshëm.

Bëhet fjalë për shtetin e Viktorias, i cili është zyrtarisht pa asnjë person të infektuar me Covid-19, pasi pacienti i fundit doli nga spitali, i cili ishte një 90-vjeçar. Ai dhe bashkëshortja e tij kaluan më shumë se një muaj në spital duke luftuar me virusin, ndërsa në fund arritën ta fitonin betejën.

Kjo është hera e parë që prej 21 shkurtit që në këtë shtet nuk ka asnjë rast pozitiv aktiv.

Shtetet australiane morëm masa të rrepta në muajt e verës, me maskën që u bë e detyrueshme në ambientet publike. Aktualisht, kryeministri Daniel Andrews u shpreh se vendi po shkon drejt normalitetit dhe masat do të fillojnë të lehtësohen.

Që këtë javë, maska nuk është më e detyrueshme në Viktoria në ambientet e hapura nëse është e mundur të ruhet distanca fizike, ndërsa vijon të jetë e detyrueshme në ambientet e mbyllura.

@tn.lajmelokale
@tetovanews