Ballina Shëndeti Koronavirusi Policia suedeze heton thashethemet: A janë përpjekur studentët të infektohen qëllimisht me...

Policia suedeze heton thashethemet: A janë përpjekur studentët të infektohen qëllimisht me COVID?

Policia në Suedinë veriore po heton thashethemet se studentët e shkollës së mesme janë përpjekur në mënyrë aktive për të kapur virusin koronavirus për t’ua transmetuar të tjerëve, me synimin, qartësisht të çmendurër t’u bërë imun ndaj mundësisë për të organizuar festa.

Hetuesi i policisë Niklas Stjernlof, nga qyteti Otersund, 500 kilometra në veri-lindje të Stokholmit, i tha transmetuesit SVT se askush aktualisht nuk është i dyshuar.

Monica Sandstrom, një zyrtare shëndetësore në gjimnazin Jamtlands në Ostersund, i tha SVT se administrata e shkollës është e gatshme të ndihmojë policinë në hetimin e tyre.

Sipas Sandstrom, disa studentë ishin të lodhur nga ruajtja e distancës fizike dhe u përpoqën të “merrnin antitrupa” në mënyrë që ata të “bënin party deri në verë”. Pork a zëra që thonë se e gjithë kjo është vetëm një shaka, raporton AP.

@tn.lajmelokale
@tetovanews