Ballina Bota Presidenti i Meksikës kundërshton pranimin e fitores së shpallur nga Joe Biden:...

Presidenti i Meksikës kundërshton pranimin e fitores së shpallur nga Joe Biden: S’ka përfunduar ende, do pres

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador tha të shtunën se nuk do i bashkohej grupit të zyrtarëve botërorë që uruan demokratin Joe Biden si fitues të zgjedhjeve në SHBA.

“Është një çështje respekti dhe mirësjelljeje politike.” – tha ai.

“Ne do të presim që të zgjidhen të gjitha çështjet ligjore që janë në pritje. Ne nuk duam të jemi të pamatur. Ne duhet të respektojmë autonominë e vendeve të tjera.” – tha ai në një konferencë shtypi në shtetin Tabasco në jug të Meksikës.

Joe Biden u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale nga mediet amerikane pasi mori 290 vota të Kolegjit Zgjedhor, më shumë se 270 të nevojshmet për t’u bërë president i SHBA-së.

Vendimi i udhëheqësit meksikan është i ngjashëm me përvojën e tij kur ai kandidoi për president për herë të parë.

Zgjedhjet e vitit 2006 panë Felipe Calderonin të bëhej president i Meksikës. Një fitore që Lopez Obrador pretendon se ishte e vjedhur dhe mashtruese.

“Votat ende po numëroheshin dhe disa qeveri të huaja tashmë po e pranonin fituesin e vetëshpallur, nuk kishte asnjë vendim gjyqësor dhe Calderon po përgëzohej, kjo ishte e pamatur, dhe ne nuk do të bëjmë të njëjtën gjë.” – tha ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews