Ballina Shëndeti Koronavirusi Roboti në Japoni ua kujton me dashamirësi njerëzve të mbajnë maskë (VIDEO)

Roboti në Japoni ua kujton me dashamirësi njerëzve të mbajnë maskë (VIDEO)

T’ia kërkosh klienti të vërë maskë është çështje e ndjeshme edhe gjatë një pandemie, kështu që një dyqan japonez ia besoi këtë një roboti.

“Më falni që po ju shqetësoj, por a mund të vëni maskën”, thotë një robot i vogël që lëviz mbi dy rrota deri sa i afrohet një klienti me fytyrë të zbuluar, sipas një videoje të postuar nga prodhuesit e makinave në internet.

“Faleminderit për mirëkuptim”, thotë roboti dhe përkulet me mirënjohje kur personi bën siç i kërkohet.

Ky robot diplomatik është vënë në punë në një dyqan sportiv në Osaka në Japoninë perëndimore si pjesë e kërkimit të kryer nga ATR-ja nga Kyoto, prodhuesi i tij.

Të pajisur me kamera dhe lazer për zbulim, “Skllevërit”, si i quajnë këta robotë, mund të identifikojnë klientët që nuk mbajnë maskë dhe që qëndrojnë shumë afër në radhë dhe ai u thotë të mbajnë distancën e kërkuar.

Japonia është më pak e prekur nga pandemia se vendet e tjera, por aktualisht infeksioni i koronavirusit po rritet përsëri, dhe rekordi prej 2,200 rastesh të reja të infeksionit u regjistruan dje.

https://youtu.be/4hFQ8ZWOUR8

@tn.lajmelokale
@tetovanews