Lacie Gooch, infermiere nga Nebraska në SHBA, çdo ditë është në vijën e parë të frontit në luftën kundër koronavirusit.
“Sapo kam përfunduar ndërrimin e tretë prej 12 orësh këtë javë, jam shumë e lodhur”, ka filluar rrëfimin e saj Gooch, derisa në fytyrë ende i kishte të freskëta gjurmët e maskës mbrojtëse, transmeton Telegrafi.
Ajo thotë se kurrë më parë nuk ka parë numër kaq të madh të pacientëve të intubuar.
“Kam parë aq shumë njerëz të sëmurë, sa që kurrë më parë nuk do ta besoja se do të jem dëshmitare e një ngjarje të tillë. Po bien shumë shpejtë. Është pikëlluese që jo të gjithëve mund t’ju ndihmojë menjëherë sepse fillimisht duhet të kujdesem për të gjitha masat mbrojtëse. Bëhet fjalë për njerëz që kanë nevojë për kujdes të menjëhershëm, dhe që për fat të keq nuk arrijmë t’ua japim kujdesin cilin e meritojnë. Por me coronavirusin, një gjë e tillë është e pamundur. Fillimisht duhet të kujdesemi për veten të mbrohemi nga pacientët e tjerë. Jam aq shumë e lodhur sa që më duhet t’ju tregoj sa vështirë është”, ka shtuar ajo.
Gooch thotë se në fillim ka ekzistuar ekipi i personelit mjekësor që ka shëruar të sëmurët me COVID-19, ndërsa tani të gjithë mjekët janë bërë bashkë po ndihmojnë në këtë drejtim.
“Mendoj se tani kemi rreth 10 reparte të COVID-19, dhe një prej tyre shërben vetëm për ata që nuk mund t’ia dalin – është vendi ku do të vdesin për fat të keq”, ka shtuar ajo.
Gjithashtu ka theksuar se nuk kanë personel të mjaftueshëm për t’u ballafaquar me numrin e madh të pacientëve.
“I have seen so many emergent intubations. I’ve seen people more sick than I’ve ever seen in my life.” COVID ICU nurse Lacie Gooch hopes you will listen. @UNMC_ID @unmc @Prof_Lowe @DanielWJohnson9 @KellyCawcuttMD @JamesLawler11 pic.twitter.com/Sclrap3vlQ
— Nebraska Medicine (@NebraskaMed) November 17, 2020