Ballina Aktualitet Shërohet nga koronavirusi Izet Zeqiri: Ishte një përvojë e lodhshme

Shërohet nga koronavirusi Izet Zeqiri: Ishte një përvojë e lodhshme

Ish-deputeti dhe profesori i njohur nga Tetova, Izet Zeqiri është shëruar nga koronavirusi.

Ai përmes një shkrimi në profilin e tij në fb ka përshkruar përvojën e tij me këtë sëmundje.

Statusi i plotë

Të dashur miq

Unë u mundova për 8 muaj me radhë të mos infektohem nga covid 19, por nuk ia dola dot. Bëni kujdes, ruhuni për shëndetin tuaj, të familjareve tuaj, sidomos të prindërve tuaj.
Pas dy javësh të trazuara, në beteje individuale dhe familjare bashkë me Nisën, jemi në rrugë për të përballuar me sukses së bashku këtë të keqe.. Ishte një përvojë e lodhshme…

Miq të dashur ajo që rrez*ikon të vr*asë më shumë në përballje me këtë virus është pan*iku i tepruar, frika, demoralizimi, pesimizmi dhe dorëzimi fizik dhe shpirtëror.

Isha i mbështetur te Krijuesi i jetës dhe i vd*ekjes dhe te caktimi i tij. E të besosh te Zoti d.m.th. të mbështetesh te Ai, do të thotë të jesh më i qetë dhe i vetëkontrolluar. Ndërmora të gjitha masat për tu përballur me këtë lloj rre*ziku, duke mos menduar në thënien se çfarë është caktuar do të ndodh, por kam kërkuar ndihmë mjekësore dhe popullore.

Me këtë rast dua ta nis mirënjohjen time nga familja ime bashkëshortja dhe vajzat që më kanë qëndruar mbi kokë, nga doktori amë Iliri, mjek i ri i qetë dhe shumë i përkushtuar. Falënderoj doktor Lilin drejtorin e spitalit të Tetovës për përkrahjen dhe ndihmën në çdo kohë për mua dhe familjen time.
Falënderoj doktor Fadil Canën infektologun e njohur për ndihmën, kontrollin, terapinë dhe udhëzimin e dhënë në çdo kohë pa hezitim.

Zoti e bekoftë te gjithë njerëzimin, qofte e lehte dhe e kaluar!

@tn.lajmelokale
@tetovanews