Ballina Aktualitet Shifra të frikshme në Kosovë: 11 viktima dhe 730 të infektuar me...

Shifra të frikshme në Kosovë: 11 viktima dhe 730 të infektuar me koronavirus

Vijon të jetë i lartë numri i rasteve të reja dhe viktimave nga koronavirusi në Kosovë.

Kështu, në 24 orët e fundit, nga 1749 testime, janë konfirmuar 730 infeksione ditore.

Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se janë shënuar 11 humbje jete për një total prej 732 viktimash.

Me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive është 24.155, ndërsa ai i fataliteteve 755.

Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit,75 pacientë e kanë mposhtur betejën me koronavirusin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews