Ballina Lajme Shkupi me gati 10.000 raste aktive me COVID-19

Shkupi me gati 10.000 raste aktive me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit në Shkup janë regjistruar 546 të infektuar të rinj, 402 të shëruar dhe një pacient ka humbur jetën.

Numri i rasteve aktive në Shkup është gati 10 mijë (9.985), ndërsa më së shumti ka në Komunën e Gazi Babës (1.485), njofton Telegrafi Maqedoni.

Numra katër shifrore kanë edhe Komuna e Aerodromit 1437, Karposhi 1177, Komuna Qendër 1190 dhe Kisela Voda 1229 raste aktive.

Çairi ka 620 raste aktive, Gjorçe Petrovi 844, Butelli 573, Shuto Orizare 01, Studeniçani 51, Saraj 158, Haraçia 32, Ilindeni 242, Sopishte 66, Çuçer Sandeva 98, Petroveci 126 dhe Zelenikova 73.