Ballina JETË & STIL Taksistja e parë femër në Rripin e Gazës!

Taksistja e parë femër në Rripin e Gazës!

Naela Abu Jibba është zgjidhja më e mirë për të udhëtuar edhe gratë

Për Naela Abu Jibba, nënë e pesë fëmijëve që jeton dhe punon në Rripin e Gazës, çdo gjë ka ndryshuar që në momentin që ajo është bërë taksiste. Ajo cilësohet si gruaja e parë në territorin palestinez që drejton një mjet. Një pjesë e madhe e klientelës së saj janë femrat.

“Kam marrë shumë komente fyese në mediat sociale, por komentet inkurajuese janë ato që thonë se unë duhet të eci përpara pa e vrarë mendjen. Disa shprehen se kjo është një punë për burrat, të tjerët thonë se ne gratë shkaktojmë aksidente, por fakti është se gratë janë shofere më të qeta dhe më të kujdesshëm sesa burrat”.

Shumë prej udhëtarëve të saj, të cilët duhet ta rezervojnë paraprakisht udhëtimin ndihen më të qetë me të. Abu Jibba, e cila ka një diplomë në shërbim të komunitetit, e filloi biznesin e saj pasi nuk arriti të gjente punë. Shkalla e papunësisë së Gazës është 49%. Kohët e fundit Izraeli dhe Egjipti kanë vendosur kufizime për shkak të sigurisë dhe konflikteve që ndodhin në këtë territor. Pandemia, si dhe këto kufizime kanë bërë që jetesa të bëhet edhe më e vështirë për të gjithë njerëzit.

Veshur me një shami dhe një maskë Covid-19, Abu Jibba drejton një Kia të bardhë dhe mban një jelek ku lexon taksi Al-Mukhtara. Naela shpreson të zgjerojë biznesin e saj sapo të mbarojë pandemia, e cila ka bërë që banorët e Gazës të ndërpresin udhëtimet dhe aktivitetet e tyre. Ky vend ka raportuar më shumë se 12,000 raste dhe 56 vdekje nga Covid-19.