Ballina Aktualitet Tetovë, 17 punonjës të urgjencës janë në izolim

Tetovë, 17 punonjës të urgjencës janë në izolim

Shtatëmbëdhjetë pjesëtarë të personelit mjekësor të urgjencës së Tetovës kanë përfunduar në izolim. Kjo për shkak se siç thonë mjekët, pacientët që kërkojnë trajtim shtëpiak i fshehin simptomat

Për momentin shtatëmbëdhjetë persona nga ekipi juanë në izolim, disa prej të cilëve kanë dalë nga izolimi disa ende në izolim. Problemin më të madh e kemi nga se shumica i fshehin simptomat në shtëpitë e tyre dhe kur tanimë arrin ndihma e shpejtë, veçmë është shumë vonë. Si ndihmë e shpejtë brenda 24 orëve kemi afërsisht 30 intervenime, nëse krahasohet kjo, në tre mujorin e fundit kemi rritje drastike të numrave. Pra kemi shumë thirrje por kemi edhe shumë keqpërdorime prej atyre që nuk tregojnë aspak se janë pozitiv – deklaroi Miranda Pajaziti, Mjeke e urgjencës.

“Problemi kryesor i urgjencës së Tetovës është se e njëjta, duhet ti shërbeju edhe komunat rurale sepse të njëjtat, nuk kanë të aktivizuara pika të urgjencës gjë kjo, që bën të ketë vonesa në terrene”.

Nuk mund t`i mbërrijmë ne si ndihmë e shpejtë me dy kombi dhe vërtetë është shumë vështirë për ne. Do ishte shumë mirë të na lehtësojnë punën dhe të krijojnë edhe ata ndihmë të shpejtë për -u shpreh Miranda Pajaziti. Mjeke e urgjencës.

Në urgjencën e Tetovës ka të punësuar rreth 60 persona, një e treta prej të cilëve janë në izolim. Shërbimet për pacientët kryhen me tre automjete të urgjencës, dy për të prekurit nga koronavirusi dhe një makinë e caktuar për aksidentet.

@tn.lajmelokale
@tetovanews