Ballina Aktualitet Tetovë – Edhe tre pjesëtarë të personelit mjekësor të prekur nga koronavirusi

Tetovë – Edhe tre pjesëtarë të personelit mjekësor të prekur nga koronavirusi

Tre pjesëtarë të personelit mjekësor nga Spitali Klinik në Tetovë u regjistruan dje si pozitivë me koronavirus.

“Dje kemi pasur tre raste të reja të koronavirusit në mesin e personelit mjekësor. Anketat janë ende duke u zhvilluar, kështu që ne nuk e dimë se sa të tjerë do të vendosen në izolim. E gjithë kjo e bën punën tonë shumë të vështirë. Tani jemi në kufirin e mundësive, por arrijmë t’i bëjmë ballë. Për fat të mirë, këto ditë numri i personave të shtruar në spital nuk pëson ndonjë ndryshim të madh dhe numri i tyre varion nga 45 në 47. Rastet më të lehta vendosen në Spitalin Special për Sëmundjet e Mushkërive në Leshkë, kurse në pavijonet në Tetovë janë ato më të rëndat. Në spitalin e Tetovës ne jemi plotësisht të përgatitur për të hapur reparte të reja që do të jenë të destinuara vetëm për pacientët me Kovid-19, por në këtë moment, kjo do të ishte irracionale, “tha Dr. Gëzim Nuredini, koordinator në Qendrën Covid në Spitalin Klinik në Tetovë .

@tn.lajmelokale
@tetovanews