Ballina Aktualitet Shqipëri U infektua me COVID/ Greg Rama tregon periudhën e vështirë: Virus i...

U infektua me COVID/ Greg Rama tregon periudhën e vështirë: Virus i pabesë, u desh kjo ndodhi që të më…

Djali i kryeministrit Edi Rama, Greg Rama është prekur nga koronavirusi dhe nëpërmjet një shënimi në facebook, ka treguar se i është dashur të frekuentojë edhe spitalin COVID 2.

Gregu thotë se ka shkuar në spitalin e Sanatoriumit ku ka bërë disa analiza dhe më pas ka marrë mjekim në shtëpi dhe momentalisht gjendja e tij paraqitet shumë e mirë.

Teksa i ka uruar shërim të shpejtë të gjithë atyre që janë duke luftuar me koronavirusin, Gregu ka shprehur mirënjohje edhe për stafin e mjekëve që janë duke luftuar në vijën e parë të zjarrit kundër COVID-19.

Postimi i plotë:

Një falenderim mjekëve që u kujdesën për mua dhe mbi të gjitha respekt për mjekët dhe infermieret e Senatoriumit. Ndjej detyrimin t’ua shpreh publikisht në kushtet kur realisht po punojnë nën një stres të paparë dhe çfarë nuk po detyrohen të dëgjojnë!

Për fat të mirë pas analizave që më morën në spital dhe trajtimit që mora në shtëpi ndjehem shumë më mirë fizikisht dhe mendërisht.

U desh kjo ndodhi që të më rritej akoma më tepër respekti dhe besimi tek ata të cilët ndodhen në çdo orë e minutë në vijën e parë të zjarrit, në këtë luftë!

Uroj të shkuara dhe shërim sa më të shpejtë gjithë atyre që po përballen me këtë virus të pabesë!

@tn.lajmelokale
@tetovanews