Ballina Bota Vladimir Putin: Ende herët për të njohur fitoren e Biden

Vladimir Putin: Ende herët për të njohur fitoren e Biden

Një zëdhënës i Kremlinit thotë se Rusia do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve amerikane pasi të gjitha çështjet ligjore të kenë përfunduar dhe Donald Trump të ketë pranuar humbjen.

Deklarata u bë pasi një zëdhënës u pyet pse presidenti rus, Vladimir Putin, nuk e ka uruar ende Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve.

Të dielën, Agjencia Ruse e Lajmeve, TASS, raportoi se Putin ka thënë që është i gatshëm të punojë me çdo udhëheqës amerikan.

Më herët, në një intervistë me Kanalin 1 në Rusi, Putin tha se nuk ishte i shqetësuar nga shtyrja e certifikimit të zgjedhjeve dhe i uronte Shteteve të Bashkuara gjithë të mirat.

@tn.lajmelokale
@tetovanews