Ballina Bota Wuhan tani është një qytet normal, hap panairin e madh tregtar

Wuhan tani është një qytet normal, hap panairin e madh tregtar

Qyteti kinez i Wuhan tashmë është një qendër si gjithë të tjerat. Pandemia është lënë pas dhe për shumë ishte thjesht një ëndërr e keqe.

I konsideruar nga shumë njerëz anembanë botës si qyteti ku shpërtheu koronavirusi, Wuhani i është kthyer normalitetit në të gjitha drejtimet. Shkolla të hapura, ekonomi funksionale, jetë nate. Asgjë nuk mungon.

Autoritetet lokale kanë vendosur tashmë që në 28 nëntor deri në 6 dhjetor të presin dhe një konferencë ndërkombëtare të dedikuar për tregtinë dixhitale.

Eventi ka për qëllim t’i tregojë botës vitalitetin e ekonomisë së qytetit kinez. Në panair do të marrin pjesë diplomatë dhe delegacione tregetare nga 50 vende të botës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews