Ballina Bota Analiza ANALIZA: Pse “Samiti i demokracive” i Joe Biden nuk do të funksionojë

ANALIZA: Pse “Samiti i demokracive” i Joe Biden nuk do të funksionojë

Nga Shada Islam, Politico.eu

Ka shumë entuziazëm mbi nismat e reja të politikës së jashtme amerikane, që po planifikohen nga presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Joe Biden dhe ekipi i tij. Por plani për të organizuar një samit global të demokracive nuk është njëri prej tyre.

Politikë-bërësit e BE-së, kanë nxituar të premtojnë mbështetje për një samit të tillë. Por në vend të kësaj qasje, ata duhet ta këshillojnë Biden që të mos e organizojë fare një samit të tillë. Plani i tij ka kuptim në letër. E çfarë të keqe ka kur “djemtë e mirë të botës” punojnë së bashku, për të hequr qafe despotët e këqij?

Me pak përjashtime të lavdërueshme, demokracia dhe pluralizmi janë nën sulm thuajse kudo në botë. Populistët e vetë-rëndësishëm dhe “burrat e fortë” kanë kaluar kohë të arta, për sa kohë që Donald Trump ishte në pushtet.

Shumë udhëheqës të zgjedhur në mënyrë demokratike- përfshirë disa udhëheqës evropianë – kanë shkëlqyer në shktërrimin e shtetit të së drejtës, duke ndëshkuar gjykatësit dhe gazetarët, dhe duke shpërfillur të drejtat e kritikëve si dhe pakicave.

Sigurisht, një erozion i tillë i demokracisë duhet të kundërshtohet. Demokratët, progresistët dhe mbrojtësit e guximshëm të të drejtave të njeriut, që janë duke iu kundërvënë autokratëve në të gjithë botën kanë nevojë për mbështetje, ashtu si minoritetet, gratë dhe komunitetet LGBTQ.

Por të krijuarit e një “klubi të demokracisë” për të shmangur zgjerimin e autokraticë, nuk është përgjigjja e duhur, dhe kjo për 3 arsye të thjeshta. Së pari, Biden po e lexon keq situatën. Momenti unipolar dhe “bota e rregullt”, që amerikanët dhe evropianët iu gëzuan për një kohë tëgjatë – dhe ende e dëshirojnë – ka marrë fund. Bota ka ndryshuar.

Mega-marrëveshja e re tregtare e arritur muajin e kaluar midis 15 ekonomive aziatike në formën e Partneritetit Ekonomik Rajonal të Përgjithshëm (RCEP), është një tregues i dukshëm i shumë mënyrave përmes së cilave politikat e “Amerika e Para” të Trump, e kanë përshpejtuar këtë transformim.

E ndërsa përpiqet të “udhëheqë botën”, Biden do të zbulojë se larg nga të mbajturit zi për tërheqjen e SHBA-së nga lidershipi global, kërkesa për udhëheqjen amerikane të stilit të vjetër dhe të një cilësie të njëjtë është e vogël, madje edhe në disa vende të Evropës.

Së dyti, dallimet e thjeshta midis së bukurës dhe së shëmtuarës, janë të lidhura ngushtë në një botë kaotike, ku e mira, e keqja, dhe e shëmtuara, ngatërrohen gjithnjë e më shumë me njëra-tjetrën, si dhe janë të ndërlidhura dhe ndërvarura mes tyre.

Ministrat e dyshuar për korrupsion, politikanët grindavecë, politikat kaotike, qeverisja e keqe, keq-menaxhimi i pandemisë, keqtrajtimi i pakicave dhe maxhoritarizmi – sa për të përmendur vetëm disa nga dështimet e kohëve të fundit – e kanë dëmtuar pozitën e lartë morale të shumë demokracive.

Kjo është për të ardhur keq. Por nga ana tjtër do të thotë, se anëtarët e një klubi të ardhshëm të demokratëve që jetojnë në një shtëpi prej qelqi, do të duhet të bëjnë kujdes përpara se të “gjuajnë me gurë” ndaj të tjerëve. Gjithashtu, nuk mund të garantohet dot një dashuri e përhershme ndaj liberalizmit.

Vlerat e përbashkëta, kur ato ekzistojnë, nuk nënkuptojnë automatikisht interesa të përbashkëta, dhe në shqetësimet dhe prioritetet kombëtare as që mund të flitet për ndikimin e gjeografisë, historisë dhe ekonomisë. Bashkëpunimi transatlantik bashkëjeton me konkurrencën dhe rivalitetin.

Kjo është e vërtetë si për lidhjet midis Kanadasë dhe SHBA-së, ashtu edhe midis Australisë dhe Zelandës së Re. Kjo vlen edhe për marrëdhëniet e Britanisë post-Brexit me ish partneret e saj në BE. Së treti, dhe më e rëndësishmja, trajtimi i disa prej ndryshimeve më të mëdha botërore kërkon punë me regjimet jo-demokratike.

Kjo është arsyeja pse G7, ka qenë klubi i debateve të kota gjeopolitike dhe ekonomike, dhe pse kur gjërat u bënë vërtet të vështira gjatë krizës ekonomike të vitit 2008, samiti më gjithëpërfshirës i G20-ës, ishte ai që adresoi vërtet shqetësimet globale.

Sot, nuk mund të ketë një rimëkëmbje ekonomike globale pa pjesëmarrjen aktive të Kinës. Leksionet për trajtimin e pandemive të ardhshme, mund të mësohen nga Koreja e Jugut dhe Tajvani, por edhe nga Singapori.

Trajtimi i ndryshimit të klimës, kërkon që Japonia dhe India të jenë pjesëmarrëse, por mënyra se si do të veprojë Kina, do të ketë shumë më tepër rëndësi. E ndërsa ndihmat tradicionale ngadalësohen, luftimi i varfërisë globale kërkon që Pekini dhe Moska të angazhohen për lehtësimin e borxheve, po aq sa SHBA-ja dhe BE-ja.

Diplomacia nuk është vetëm të punuarit “në një mendje”, por me ata që mendojnë dhe veprojnë ndryshe. Çdo përpjekje për t’u ri-angazhuar me Iranin, një përparësi kryesore kjo për Biden, do të kërkojë një koordinim të ngushtë me Rusinë dhe Kinën.

Stabilizimi i Sirisë, do të jetë një problem shumë i ndërlikuar për shumë vende, ashtu si çdo përpjekje për të rifilluar negociatat midis izraelitëve dhe palestinezëve. Dhe në fund, nëse BE dhe SHBA janë serioze në lidhje me krijimin e një partneriteti të ri me Afrikën, ata do të duhet të dëgjojnë udhëheqësit afrikanë, të cilët thonë se investitorët dhe donatorët duhet të bashkëpunojnë, dhe jo të konkurrojnë midis tyre.

Kjo nuk do të thotë se nuk ka hapësirë ​​për demokracitë për të punuar së bashku, apo që ata duhet të qëndrojnë mënjanë dhe të lejojnë të sundojnë autokratët. Por për të pasur një ndikim real, besimtarët e vërtetë të demokracisë dhe lirisë, duhet t’i zgjedhin me kujdes betejat e tyre.

Inteligjenca Artificiale, është një fushë e rëndësishme, ku liberalët duhet të ndalojnë grindjet mes tyre, dhe të bien shpejt dakord mbi rregullat dhe standardet e reja, para se Kina të tërheqë edhe më shumë ndjekës në orbitën e saj dixhitale të kontrolluar fort nga Pekini.

Plani i Veprimit të BE-së për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë, i miratuar së fundmi, ofron një drejtim të mirë mbi mënyrat se si demokracitë mund të punojnë së bashku, për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të fuqizuar gratë, dhe për të përfshirë shoqërinë civile lokale në luftën për të siguruar të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit.

Krijimi i një D-10 të ri – një klub ekskluziv i demokracive – mund të duket zgjidhja e përsosur për një administratë të re të Biden, që dëshiron ta shfaqë shpejt veten ndryshe nga paraardhësi. Por krijimi i linjave të reja të gabuara ndarëse në një botë tashmë të ndarë, nuk është rruga e duhur.

Sado të çrregullta dhe të ndërlikuara që ishin, zgjedhjet presidenciale në SHBA, janë dëshmi e fuqisë së qëndrueshme të demokracisë. Zgjedhja e Biden, tregon akoma më shumë për forcën e demokracive, sesa çdo komunikatë e lëshuar pas një takimi të D-10, nëse mund të ndodhë ndonjëherë në të ardhmen. /Përktheu: Alket Goce-abc

@tn.lajmelokale
@tetovanews