Ballina Teknologji Apple kërkon të hyjë në industrinë e makinave, çfarë pritet brenda disa...

Apple kërkon të hyjë në industrinë e makinave, çfarë pritet brenda disa muajsh

Apple po planifikon hyrjen në industrinë e makinave elektrike, autonome dhe inteligjente.

Lajmi ka bërë që aksionet e gjigantit teknologjik të rriten jashtë mase ditën e martë. Kështu, po bëhet gati një luftë mes Apple dhe Tesla, që aktualisht është dominues në sektorin e makinave elektrike.

Por, nuk mbetet pas edhe Amazon, që më 14 dhjetor prezantoi makinën e saj Zoox. Reuters bën me dije se një kompani në Tajvan ka bashkëpunuar me Apple për prodhimin e Apple Car ose iCar, siç mendohet të ketë emrin makina e re.

Kompania mund të prezantojë makinën e saj, 100% elektrike, brenda disa muajsh. Ndërkohë, prodhimi mendohet se do të nisë në vitin 2024. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews