Ballina Shëndeti Koronavirusi Arben Taravari rezulton pozitiv me Covid-19: Do të jem nën mbikëqyrjen e...

Arben Taravari rezulton pozitiv me Covid-19: Do të jem nën mbikëqyrjen e mjekëve

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari informon se është infektuar me coronavirus:

Të dashur miq dhe kolegë, unë sapo mora përgjigjen e testit dhe rezultoj të jem i infektuar me virusin SarsCov-2.

Deklarata ime ka synim që të ndihmoj në hetimin epidemiollogjik dhe nga ana tjetër të sensibilizoj sa më shumë për zbatimin e masave. Ne jemi të gjithë në këtë valle, asnjë nuk mund të mbrohet i vetëm…duke mos i zbatuar masat anti-covid të gjithë njësoj, ne kthehemi në armë për njëri-tjetrin.

Unë do të jem nën mbikqyrjen e mjekëve, për çdo gjë do ju mbaj të informuar.
Kujdesuni për veten!

Sinqerisht
Arben Taravari

@tn.lajmelokale
@tetovanews