Ballina Sport Champions League: Interi eleminohet që në gurpe. Kualifikohen Real Madrid, Atletico dhe...

Champions League: Interi eleminohet që në gurpe. Kualifikohen Real Madrid, Atletico dhe M’Gladbach

Frika ishte te një barazim i mundshëm mes Realit të Madridit dhe Monchengladbach, por Interi nuk arriti të bëjë as detyrën e tij për të mposhtur Shaktarin në “San Siro”, ku ndeshja u mbyll në barazim pa gola.

Reali i Madridit fitoi 2-0 ndaj gjermanëve të Monchengladbach, me dy gola nga Benzema, duke siguruar kualifikimin, ndërsa Interit do t’i mjaftonte fitorja ndaj skuadrës ukrainase.

Skuadra e Contes dominoi ndeshjen, krijoi raste të shumta për shënim, por edhe pas 7 minutave të shtesës nuk e gjeti golin e kualifikimin.

Një gol i munguar për zikaltrit që tashmë i bën ata të mbyllin që në këtë fazë aventurën e tyre në Champions League, por edhe në Europa League, pasi përfunduan në vendin e fundit në grup.

Reali u rendit i pari me 10 pikë, ndërsa Monchengladbach kaloi më tej edhe pse me pikë të barabarta me Shaktarin, pasi i kishte mundur ata në ndeshjen direkte.

Skuadra ukrainase do ta vazhdojë aventurën në Europa League.

@tn.lajmelokale
@tetovanews