Ballina Argëtim Jetë & Stil Covid-19 na vodhi dhe sensin e kohës

Covid-19 na vodhi dhe sensin e kohës

A duket sikur 2020 ishte një përjetësi? A e mbani mend si e kalonit kohën kur nuk ekzistonte Covid-19 me gjithë kufizimet e tij?

Nuk jeni vetëm. Për shumë njerëz, 2020 ka qenë viti në të cilin humbën sensin e kohës për shkak të virusit.

Objektivisht, koha kalon me një shpejtësi konstante, lineare. Sidoqoftë, subjektivisht, koha ndryshon dhe zbehet me aktivitetet dhe emoçionet tona. Ndonjëherë, ajo fluturon, herë të tjera zvarritet aq ngadalë saqë pothuajse qëndron në vend.

Ruth Ogden, psikologe në Universitetin e Liverpulit, bëri një sërë kërkimesh në prill, të cilat eksploruan se si muajt e parë të pandemisë së koronavirusit kishin ndikuar në përvojat e njerëzve për kalimin e kohës. Me interes të veçantë ishte sa shpejt koha ndihej sikur po kalonte gjatë izolomit në krahasim me “normalen”.

“Unë anketova 604 njerëz rreth asaj se sa shpejt e ndjenë kohën se po kalonte ato ditë dhe ato javë në krahasim me para izolimit. Pjesëmarrësit gjithashtu u përgjigjën pyetjeve në lidhje me gjendjen e tyre shpirtërore, jetën familjare dhe sa të zënë ishin për të dhënë kontekstin e faktorëve, të cilët e bënin kalimin e kohës më shpejt ose më ngadalë për njerëz të ndryshëm.” tha Ruth.

Rezultatet treguan se njerëzit ndjenin gjëra të kundërta në lidhje me kohën gjatë izolimit.

70% të njerëzve raportuan se koha ndihej sikur po kalonte ndryshe dhe shumë shpejt  dhe 30% thanë se koha nuk kalonte fare dhe dukej sikur kishte mbetur në një vend.

Pse ndodh kjo?

Analiza sugjeron që shpejtësia e perceptuar e kohës gjatë ditës ndikohej nga mosha e një personi, sa të kënaqur ishin me nivelin e tyre të ndërveprimit shoqëror, sa të stresuar ishin dhe sa të zënë ishin. Në përgjithësi, ditët kaluan më shpejt për të rinjtë që ishin të kënaqur nga ana shoqërore, të zënë dhe duke përjetuar nivele të ulëta stresi. Ndryshe ndodhte me të tjerë ku dita kaloi më ngadalë për njerëzit e moshuar, veçanërisht ata mbi moshën 60 vjeç, të çilët ishin të pakënaqur, të stresuar dhe nuk kishin detyra për t’i mbajtur të zënë.

Modele të ngjashme u vunë re për shpejtësinë subjektive të javës. Një javë e shpejtë shoqërohej me të qenit më i ri dhe më i kënaqur, ndërsa një javë e ngadaltë shoqërohej me të qenit më i moshuar dhe më pak i kënaqur nga ana sociale.

Një studim i dytë i pabotuar që Ruth ka kryer gjatë izolimit të nëntorit zbuloi se, nga 851 njerëz të anketuar, më shumë se 65% përjetuan ‘shtrembërim’ të kohës dhe 35% raportuan se fillimi i izolimit të parë u ndje më shumë. Një izolim i dytë më i ngadaltë u shoqërua me mbrojtjen, pakënaqësinë me ndërveprimin shoqëror, depresionin dhe mërzinë më të ulët.

MB nuk është e vetmja në humbjen e kohës gjatë izolimit. Studimet e kryera në Francë, Itali dhe Argjentinë tregojnë gjithashtu një shtrembërim të gjerë të kalimit të kohës gjatë periudhave të kufizimeve të rrepta të Covid-19.

Ndryshe nga MB, në Francë dhe Itali izolimi kaloi më ngadalë se normalja për shumicën e njerëzve, megjithatë, mërzia ishte një parashikues i rëndësishëm i ngadalësimit të kohës në Itali dhe në Francë. Në Françë, koha gjithashtu kaloi më ngadalë me trishtim në rritje.

Emocionet dhe koha

Pse të qenurit më i moshuar, i mërzitur, i stresuar dhe i pakënaqur bën që koha të kalojë më ngadalë? Kjo pyetje është e vështirë për t’u përgjigjur.

Ndryshe nga shqisat e tjera, ne nuk kemi një organ të dukshëm për kohën. Në vend të kësaj, koha përjetohet si pjesë e hyrjeve të tjera shqisore, të tilla si shikimi dhe dëgjimi, dhe kjo e ka bërë të vështirë të identifikohet saktësisht se si truri e përpunon atë.

Një mundësi është që kur jemi të mërzitur dhe të pakënaqur kemi kapacitet të madh njohës dhe që më pas përdorim nga ai kapacitet për të rritur monitorimin e kohës. Ky monitorim i shtuar rezulton që koha të kalojë më ngadalë se normalja, thjesht sepse ne jemi më të vetëdijshëm për kohën sesa normalisht. Një mundësi tjetër është që pasoja emocionale e izolimit të ndryshojë mënyrën se si truri përpunon kohën.

Në veçanti, emoçionet negative që lidhen me izolimin, mërzinë, trishtimin dhe stresin mund të kenë kontribuar në një ngadalësim të kohës. Sidoqoftë, efektet e paqëndrueshme të depresionit dhe ankthit nëpër studime sugjerojnë që efekti i emocioneve në kohë është kompleks.

Pra, çfarë mund të themi për 2021? A do të rifitojë koha ritmin e saj të rregullt? Është e vështirë të thuhet. Me vaksinat e para që janë duke u bërë aktualisht, ne ndoshta kemi më shumë shpresë se kurrë që normaliteti është afër. Realiteti mund të jetë që normaliteti është shumë muaj larg.

Pavarësisht, ndërsa nuk mund ta ndryshojmë kohën aktuale që duhet për të përfunduar programin e vaksinimit, ka disa gjëra që mund të bëjmë për të shpejtuar pritjen. Duke qëndruar të zënë, duke minimizuar stresin, duke u përfshirë në sa më shumë ndërveprime shoqërore ballë për ballë ose në internet dhe duke ulur nivelet e stresit, ne mund të ndihmojmë që udhëtimi drejt kthimit në normalitet  të kalojë më shpejt.

The Conversation-“Si”

@tn.lajmelokale
@tetovanews