Ballina Shëndeti Koronavirusi E diagnostikon Covid-in për 10 sekonda/ Shkencëtarët turq: Sistemi ynë, 99% i...

E diagnostikon Covid-in për 10 sekonda/ Shkencëtarët turq: Sistemi ynë, 99% i saktë

Hulumtuesit turq të Qendrës Kombëtare për Kërkimin e Nanoteknologjisë (UNAM) pranë Universitetit Bilkent kanë zhvilluar një sistem të diagnostikimit të bazuar në nanoteknologji, që mundëson diagnostikimin e koronavirusit të ri (COVID-19) për 10 sekonda, me besueshmëri prej 99 përqind dhe pa marrë “asgjë” nga hunda.

Produkti turk i teknologjisë së lartë “Diagnovir”, që pritet të jetë i pari në botë, synon të marrë vendin e testeve PCR me origjinë të huaj. Rektori i Universitetit Bilkent, prof. dr. Abdullah Atalar, zhvillimet në lidhje me produktin i vlerësoi për Anadolu Agency (AA).

“Koronavirusi është një grimcë e madhësisë prej 150 nanometra. Hulumtuesit tanë në UNAM me vite u morën me grimca të madhësive nano”, u shpreh ai. Menjëherë pas fillimit të COVID-19, ai theksoi se në Turqi, ka filluar projekti për zhvillimin e një sistemi testimi që jep rezultate të shpejta.

“Projekti u finalizua dhe u zhvillua një sistem që do të mund të marrë vendin e PCR dhe jep rezultate shumë të shpejta, madje për disa sekonda. Nëse është pozitiv menjëherë jep rezultat, nëse është negativ me disa kontrolle vazhdon pak më gjatë”, tha rektori Atalar duke informuar se produkti është plotësisht produkt turk.

@tn.lajmelokale
@tetovanews