Ballina Shëndeti Koronavirusi E trishtë/ Një tjetër mjek humb jetën nga koronavirusi (Emri-Foto)

E trishtë/ Një tjetër mjek humb jetën nga koronavirusi (Emri-Foto)

Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusin në vendin tonë. Bëhet fjala për mjekun Myftar Zemani, i cili edhe pse në pension, ai jepte ndihmesën e tij, duke vizituar dhe këshilluar qytetarët që i kërkonin ndihmë.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook”. Mjeku i ndjerë njihej nga të gjithë qytetarët si Doktor Tarja dhe ai është dalluar për shpirtin human, i papërtuar, i lidhur me banorët edhe për hallet e shqetësimet e tyre.

Postimi i plotë:

Lajm i hidhur

Nderron jete mjeku i njohur.

Epidemia dhe sëmundja e rrezikshme COVID- 19, që në këtë periudhë ka marrë përmasa masive, nuk po kursen as jetën e mjekëve. Sot një tjetër mjek e humbi betejën me këtë virus. Është fjala për mjekun Myftar Zemani, që bashkëqytetarët tanë e njohin shkurt si Doktor Tarja. Edhe pse në pension, ai jepte ndihmesën e tij në fushën e mjekësisë, duke vizituar dhe këshilluar qytetarët që i kërkonin ndihmë. I lindur më 10 shkurt 1942 në Kuç të Vlorës, doktor Tarja pas mbarimt të fakultetit të mjeksisë, shërbeu në Bishan, Roskovec, Fier etj. Kudo ku ka punuar është dalluar për shpirtin human, i papërtuar, i lidhur me banorët edhe për hallet e shqetësimet e tyre, duke u bërë kështu një figurë popullore. Me keqardhje i shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve me të cilët ka punuar.

I paharruar kujtimi i doktor Tares!

@tn.lajmelokale
@tetovanews