Ballina Sport Gjimshiti, i paprekshëm te Atalanta. Askush si mbrojtësi shqiptar

Gjimshiti, i paprekshëm te Atalanta. Askush si mbrojtësi shqiptar

Berat Gjimshiti, vetëm 2 vite e gjysmë më parë po bënte gati valixhen që të largohej nga Atalanta ku nuk ativizohej për të provuar fatin e tij në ndonjë klub tjetër.

Tani, mbrojtësi shqiptar është kthyer në një të pazëvendësueshëm në radhët e klubit italian dhe po luan më shumë se kushdo tjetër.

Me mbylljen e pjesës së parë të sezonit në Itali, bilanci statistikor sheh Gjimshitin si më të aktivizuarin mes mbrojtësve, si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve, ku Atalanta në dy sezonet e fundit ka qenë një surprizë mjaft e këndshme.

Gjimshiti ka luajtur 947 minuta në Serinë A, në 13 takimet e zhvilluara deri tani nga Atalanta, duke qenë para Toloit, i cili është futbollisti që i afrohet më shumë në prapavijë me 918 minuta.

Në Ligën e Kampioneve, Gjimshiti bën ligjin, pasi aty ka luajtur çdo minutë, pra 540 të tilla në 6 ndeshjet e zhvilluara nga Atalanta.

Një tjetër sinjal i qartë se sa është kthyer në element të besueshëm mbrojtësi shqiptar, me Gasperinin i cili nuk e heq nga rreshtimi thuajse asnjëherë, vetëm kur mbrojtësit i duhet të pushojë prej aktivizimit të vazhdueshëm.

@tn.lajmelokale
@tetovanews