Ballina Aktualitet Shqipëri Koronavirusi i merr jetën ish deputetit të PD, Bedri Çollaku

Koronavirusi i merr jetën ish deputetit të PD, Bedri Çollaku

Ka humbur jetën si pasojë e Covid-19, ish deputeti i PD, Bedri Çollaku. Mësohet se Çollaku ishte shtruar prej javësh në spital, pasi ishte prekur nga koronavirusi, ndërsa ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Çollaku lindi në Tiranë, në vitin 1950. Ai e nisi karrierën e tij në vitin 1973 pranë Bankës së Shtetit Shqiptar. Ishte diplomuar në Shkenca Ekonomike nga Universiteti i Tiranës si dhe ka përfunduar programin e Akademisë Harvard të Pireus Bank. Në vitin 1996 u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë si përfaqesues i Partisë Demokratike në Qarkun Tiranës.

Pas një eksperience si Drejtor i Përgjithshëm në fushën e Biznesit Privat, ai bashkohet në 2002 me Tirana Bank si Drejtor i Departamentit të Kredisë. Që prej vitit 2008 ai ishte Anëtar i Bordit të Tirana Bank dhe Drejtor Ekzekutiv i saj, post të cilin e mbajti deri në vitin 2015 me tërheqjen e tij në pension.

@tn.lajmelokale
@tetovanews