Ballina Shëndeti Koronavirusi Koronavirusi prezent në Serie A, trajneri i njohur i infektuari më i...

Koronavirusi prezent në Serie A, trajneri i njohur i infektuari më i fundit

Trajneri i Fiorentinës, Cesare Prandelli, është i infektuari më i fundit me Covid-19 në Serie A. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi violë përmes një deklarate zyrtare në faqen e saj.

“ACF Fiorentina konfirmon se trajneri Cesare Prandelli ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testin e kryer sipas protokollit. Tekniku tashmë është në izolim të plotë. I gjithë ekipi i Fiorentinës tashmë do të futet në karantinë dhe do të ndjekë të gjithë procedurën e protokolleve mjekësorë”, shkruhet në faqen e Fiorentinës.

Kujtojmë që italiani ka vetëm pak ditë që ka marë drejtimin e klubit italian dhe e ka drejtuar atë në vetëm tre ndeshje. Prandelli me shumë mundësi do të humbasë ndeshjen kundër Genoas, e cila është programuar të luhet ditën e hënë. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews