Ballina Shëndeti Koronavirusi Krijohet roboti me fytyrë njeriu që trajton pacientët me Covid, thirrja që...

Krijohet roboti me fytyrë njeriu që trajton pacientët me Covid, thirrja që bën për ata që nuk mbajnë maskë

Një inxhinier i ri egjiptian ka krijuar një robot me telekomandë që mund të masë temperaturën e pacientit, ta testojë për koronavirusin dhe të qortojë ata që nuk mbajnë maskë. Roboti që ka fytyrë të ngjashme me të njeriut quhet “Cira-03” dhe është i aftë të tërheqë gjak dhe të kryejë EKG dhe rrezet X, pastaj të shfaqë rezultatet e testit në një ekran në gjoksin e tij.

Cira-03 teston pacientët e infektuar me koronavirus duke i mbajtur mjekrën me një dorë dhe me një tjetrën i bën tamponin.

Ndërsa qëllimi ishte të kufizohej ekspozimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor nga Covidit, El-Komy gjithashtu donte t’i qetësonte pacientët para kësaj situate të rëndë.

“Unë u përpoqa ta bëja robotin të duket më njerëzor, në mënyrë që pacienti të mos i frikësohet kësaj. Kështu që ata nuk ndjehen sikur një kuti po ecën mbi ta”, tha El Komy.

Sipas El-Komy, përgjigja nga pacientët ka qenë pozitive. “Ata e panë robotin dhe nuk kishin frikë. Përkundrazi, ka më shumë besim në këtë sepse roboti është më preciz sesa njerëzit”, shtoi ai.

Cira-03 po testohet në një spital privat në Tanta, rreth 60 milje jashtë Kajros, duke matur temperaturën e kujtdo që dyshohet të ketë koronavirus. Pritet që roboti të jetë e ardhmja për të mbrojtur stafin mjekësor ndërsa pritet që të dalë sa më shpejt vaksina ndaj Covidit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews