Ballina Sport Kristiano Ronaldo, blerja më e mirë në historinë e Premier Ligës

Kristiano Ronaldo, blerja më e mirë në historinë e Premier Ligës

Kristiano Ronaldo është vlerësuar si blerja më e mirë në historinë e kampionatit anglez të futbollit, për impaktin sportiv dhe mediatik që ka pasur gjatë karrierës së tij në klubin e Mançester Junajtid,.

Ky është përfundimi i “Sky Sports” për transferimin e vitit 2003 të yllit portugez, ende në fillimet e karrierës së tij në vitin 2003 kur iu bashkua “djajve të kuq” dhe u vu nën urdhërat e Aleks Ferguson.

“Sky Sports” ka bërë përllogaritjet e impaktit që kanë pasur transferime të ndryshme në futbollin anglez dhe ylli portugez është ai që ka ndikuar më shumë markën e kampionatit, pa llogaritur këtu edhe ecurinë e klubit, që arriti të fitonte edhe Ligën e Kampioneve gjatë viteve në “Old Traford”.

Portugezi arriti të mposhte konkurrencën e Tierri Henri (Arsenal), Mohamed Salah (Liverpul) apo blerje të tjera si Drogba e Shirer.

Blerjet më të mira sipas “Sky Sports”

Kristiano Ronaldo
Tierri Henri

Erik Kantona
Frank Lampard
Roi Kin

Didier Drogba
Sol Kempbell
Uejn Runi

Vinsent Kompani
Alen Shirer

Mohamed Salah
N’Golo Kante
Denis Bergkamp

Virxhil van Dajk
Xhianfranko Zola
David Silva

Patrik Vieira
Eden Hazard
Serxhio Aguero
Petr Çeh

@tn.lajmelokale
@tetovanews