Ballina Sport Menaxheri shqiptar nga Tetova Fali Ramadani investon në futbollin serb, afër që...

Menaxheri shqiptar nga Tetova Fali Ramadani investon në futbollin serb, afër që ta blejë këtë skuadër

Menaxheri i famshëm i futbollit, Fali Ramadani është një hap larg nga blerja e klubit të Macva Sabac, përcjell “Zeri.info”.

Sipas raportimeve të “Sportklub”, thuhet se negociatat përmes ndërmjetësve janë kryesisht duke u zhvilluar dhe se një nga agjentët më të fuqishëm do të kujdeset për financimin e klubit dhe udhëheqje e sektorit të sporteve.

Macva Sabac garon në elitën e futbollit serb. Ky ekip pas xhiros së 19-të ndodhet e parafundit në tabelë (19) me vetëm 14 pikë të tubuara.

Tutje, thuhet se Ramadani personalisht nuk do të “menaxhojë operacionin”, duke marrë parasysh se do të kishte një konflikt interesi, por që bashkëpuntorët e tij do ta bëjnë atë në vend të tij.

Ramadani kohët e fundit ishte në qendër të vëmendjes për shkak të pretendimit të evazionit fiskal në Spanjë dhe u përmendën rreth 100 milion euro.

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut menaxhon disa nga yjet e futbollit serb dhe jo vetëm. /Zeri.info

@tn.lajmelokale
@tetovanews