Ballina Sport Milani e mbyll vitin i pari, fitore në frymën e fundit ndaj...

Milani e mbyll vitin i pari, fitore në frymën e fundit ndaj Lazio-s

Milani tregon edhe një herë tjetër se është një skuadër me pretendime të mëdha këtë sezon, duke fituar ndaj Lazio-s 3-2 edhe pse me shumë mungesa në formacion.

Kuqezinjtë e Piolit e nisën ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, duke realizuar dy herë. Fillimisht shënoi Rebic, ndërsa më pas Calhanoglu ktheu në gol një 11-metërsh.

Lazio reagoi dhe ngushtoi diferencën në pjesën e parë, Luis Alberto, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Immobile mposhti Donnarumma-n për herë të dytë.

Megjithatë, Milani nuk u dorëzua dhe në minutat e shtesës gjeti golin e fitores me Theo Hernandez, i cili shënoi me kokë pas një goditje nga këndi.

Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Roma ndaj Cagliarit, ndërsa Napoli dhe Torino ndanë nga një pikë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews