Ballina Top Lajm Po kurohej prej javësh në Turqi, Covid-19 i merr jetën muzikantit shqiptar

Po kurohej prej javësh në Turqi, Covid-19 i merr jetën muzikantit shqiptar

COVID-i i ka marrë jetën ish-drejtorit të shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, në Shkodër, Sokol Marku. Ai u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare dhe ishte dërguar për kurim në Turqi.

Sokoli Marku që prej fillimit të muajit nëntor, ishte i shtruar për kurim në Stamboll nga Covid 19. Prej rreth 2 javësh ishte në intubim atje, por që nuk mundi të mbijetonte duke humbur jetën mëngjesin e sotëm.

Prej vitit 2009, deri në vitin 2014 ai ishte drejtor i shkollës së muzikës në Shkodër “Prenk Jakova”.

Lajmi për ndarjen nga jeta të tij u bë i ditur në rrjetet sociale nga miku i tij, kompozitori Gjon Shllaku, i cili shkruan:

@tn.lajmelokale
@tetovanews